
Arbnor Mucolli ka shënuar një gol fantastik në ditën e sotme ndaj Alborgut, në atë takim që Vejle barazoi me rezultatin 1-1.
Fillimisht miqtë shënuan golin e parë në minutën e 62, e teksa pritej që skuadra udhëtuese ta mbyllte ndeshjen në fitore, do të ishte futbollisti shqiptar që do e ndryshonte historinë me një gjuajtje nga distanca. Goditja e tij ka përfunduar në trekendësh, duke i surprizuar të gjithë në Danimarkë me realizimin e tij.
Megjithatë Vejle ndodhet në një pozitë jo shumë të mirë, duke luftuar për mbijetesë në këtë sezon, ndërsa sapo është ngjitur në elitën e futbollit danez. Nga ana tjetër Mucolli mund të jetë një nga afrimet e Panuçit, ndërsa prej disa kohësh është pjesë e Shqipërisë U-21. /Shqiperia.ch/