Bersant Celina ka arritur të shënojë mbrëmjen e djeshme golin e trët për ekipin e tij të Suonsit, kundër skuadrës së Blekburnit. Mesfushori Kosovarë po kalon një formë të mirë tek anglezët e e Suonsit, teksa këta të fundit arritën të fitonin me rezultatin 2-0.
Lojtari dardanas që luan me këtë klub, është vetëm 22 vjeç, i cili kohët e fundit po tregon një pjekuri në lojën me ekipin anglez. Bersanti ka realizuar një gol në forëm ala “Messi” teksa I dalë përballë portierit ka shënuar nëpërmjet një gjysëm parranle, duke dërguar shifrat në 3-1 dhe siguruar fitoren për të tijët.
Kujtojmë që herën fundit Celina pati edhe pakënaqësira nër përfaqësuesen e Kosovës, pasi nuk u grumbulla për ndeshjet e fundit të dardanasve. Zvicerani që drejton Kosovën, Shaland nuk e ka preferuar mesfushorin 22 vjeçar të ishte pjesë e dardanasve në “Ligën e Kombeve” për shkak se edhe vetë lojtari nuk pranonte të rrinte në stol , duke kërkuar me ngulm vendin e titullarit. /Shqiperia.ch/