Vedat Muriqi nuk po përmbahet te Fenerbace, ndërsa është kthyer sërish në lojtarin vendimtar. Këtë herë është fituar në shifrat 3-2 ndaj Matalyaspor ku sulmuesi shqiptar ka bërë diferencën.
Në minutën e 70 u hap seria e golave me Muriqin që i gjendur në zonë do të tundte rrjetën me kokë. Gjithashtu duke dhuruar një asist magjik me vetëm një prekje në golin e dytë të Fenerbaçes. Miqtë do të barazonin rezultatin, ndërsa vendasit shënuan edhe një gol në minutën e fundit të takimit. /Sport Ekspres/