
Në Angli po shpërndahet gjerësisht një video e duelit të sulmuesit serb Mitroviç, me mbrojtësin Sanchez gjatë takimit të djeshëm. Teksa ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Fulhamit e Totenhemit, që përfundoi me rezultatin 1-1, ndodhi edhe episodi qesharak.
Teksa Mitroviç pa se ishte e pamundur t’i merrej topi kundërshtarit në mënyrën sportive, nisi të praktikonte MMA-në ndaj tij. Një hedhje në tokë që vetëm me futbollin nuk kishte të bënte, kaloi edhe me një përleshje në fushën e lojës mes lojtarëve.
Nga ana tjetër Sanchez qetësisht vazhdoi për të marrë topin dhe për të vazhduar lojën, duke e poshtëruar Mitroviçin për herë të dytë, pasi nuk ia ktheu me të njëjtën monedhë dhe e mposhti pa asnjë diskutim në atë duel me trup për topin. /Shqiperia.ch/
Great DDT from Mitrovic pic.twitter.com/87wxUJm1PW
— Dean (@_deanlfc96) January 20, 2019