Ekipi përfaqësues i femrave të Suedisë ka triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj Ukraniës, në kualifikueset e Botërorit, pjesë e të cilave është edhe lojtarja Kosovare Asllani.
Lojtarja me origjinë nga Kosova, luan në mesin e fushën, ku për suedezët është një nga pikat kryesore të ekipit. Asllani mbrëmjen e djeshme arriti të shënonte golin e tretë për skandinavët, duke i sigurar fitoren kundrejt ukrainaseve, dhe festimi i saj ishte me shqiponjë, ishte për t’i kujtuar të gjithëve prejardhjen e saj.
Në një kohë kur ky lloj festimi është kthyer në një modë, nuk kishte sesi të mungonte edhe në futobllin e femrave./Shqipëria.ch/