Jahmir Hyka dhuron spektakël jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në stërvitje. Kapiteni i Shqipërisë, i ka mahnitur sërish pjestarët e klubit të tij, teksa ka arritur të shënojë me finte gjatë stërvitjes.
Mesfushori shqiptar po kalon një moment të mirë të karrierës së tij në “ëndrrën amerikane”, pasi është duke u konsideruar nga vendasit si “Zot”. Nuk duhet të harrojmë që gjatë kohës që Panuçi e gradoi futbollistin si kapiten, do të ishte faqa e klubit të San Earthquakes që do të shprehej me krenari si lojtari i tyre po udhëhiqte Shqipërinë.
Madje këtë gjë klubi amerikan do e bënte edhe para ndeshjes me Skocinë, megjithëse nuk ishin të informuar që Hyka nuk do të luante atë ndeshje dhe shiriti i kaloi Elseid Hysajt. /Shqipëria.ch/