You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Luhet si në emocionet e Kombëtares, e zgjidh talenti 19-vjeçar që pret ftesën e Shqipërisë

VIDEO/ Luhet si në emocionet e Kombëtares, e zgjidh talenti 19-vjeçar që pret ftesën e Shqipërisë

Ende nuk është zgjidhur dilema nëse Esat Mala do të luaj me Kosovën apo Shqipërinë, por një gjë është e sigurt, flasim për një lojtar me potencial të madh.

Futbollisti i Partizanit ka zhbllokuar derbin ndaj Tiranës, duke shënuar në mënyrë të menjëhershme pas një krosimi të Asanit. Stadiumi është tejmbushur si asnjëherë më parë në kampionatin shqiptar, pasi luhet një derbi me vlera të mëdha.

Ky ishte rasti i parë nga të kuqtë duke u shfrytëzuar me sukses, ndërsa Hasani kishte falur një gol të sigurtë për bardheblutë. Situata është tensionuar disi pas shënimit të golit, ndërsa policia ka shoqëruar personat e parë problematik.

Gjithsesi një gjest për t’u vlerësuar ishte ai i tifozëve të Tiranës në fundin e pjesës së parë, duke nxjerrë një parrullë për tifozin e vogël të ndjerë të Partizanit: “Prehu në paqe Leo”. /Shqipëria.ch/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top