Dukej të ishte një kapitull i ri ai i Taulant Xhakës, pas një rikthimi nga një dëmtim që e la për një kohë të gjatë jashtë fushës së blertë, por zakonet e tij janë po ato, të vjetrat.
Mesfushori shqiptar është ndëshkuar me karton të kuq, në takimin që gjigandët zviceran po zhvillojnë në shtëpi ndaj Thunit, atje ku janë duke barazuar me rezultatin 1-1.
Xhaka është ndëshkuar me karton të kuq, pasi morri të dytin e verdhë në minutën e 45-të, në një dyluftim në ajër në mesin e fushës. Megjithëse vendimi i kryesorit mund të konsiderohet disi i tepruar, natyra që futbollisti shqiptar imponon në fushën e lojës, mund të justifikojë gjithçka. /Shqipëria.ch/