
Gjithmonë kemi parë që Endri Çekiçi të jetë njeriu gol te Olimpik Ljubjana. Këtë herë në përballjen ndaj Matalyasporit në “Europa League”, sulmuesi shqiptar ka ndihmuar sllovenët me asistin e përkryer.
Fillimisht Çekiçi do të shkëputej bukur nga prapavija e skuadrës turke, për t’u afruar më tepër drejt portës kundërshtare. Atje do të vinte edhe pasimi perfekt për Vukusiç, i cili nuk e kishte të vështirë që të dërgonte topin në rrjetë. Megjithatë kundërpërgjigja e Malatyasporit do të ishte e menjëhershme, për të barazuar rezultatin vetëm 7 minuta më vonë. /Shqiperia.ch/