Adrenalina e madhe e pilotit të Ferrarit, Charles Leclerc, nuk po shkon në mënyrën më të mirë. “Formula 1” është duke vazhduar garën e saj në pistën e “Monte Karlo”, që është nga më të vështirat që garojnë pilotët.
Piloti i Ferrarit e nisi shumë mbrapa fillimisht pas provave, në vendin e 15 dhe nuk kishte më se çfarë të humbte në ditën e garës. Shumë në aventurë u hodh 22-vjeçari, që disa herë kaloi rivalët në kthesa që ishin thuajse të pamundura për të parakaluar. Grosso ishte një prej atyre që u kalua nga Leclerc atëherë kur nuk pritej, me reagimin e menjëhershëm: “Ky është një kamikaz”.
Por në tentativën pasardhëse, Leclerc do të përplasej me anësoret e pistës, për të përfunduar në bokse. Atje do të ishte edhe më e bukur, pasi arriti te skuderia e tij pa një gomë, që ishte totalisht e konsumuar. /Shqiperia.ch/
Las lonas del neumático destrozando el coche de Leclerc #MonacoGP pic.twitter.com/ePM9EahrKh
— 🇪🇸 𝚅𝚒𝚌𝚝𝚘𝚛 𝙵𝟷 (@f1pills) May 26, 2019