Fiksimi i shtyllave të Sokol Cikalleshit vazhdon edhe në Turqi. Megjithatë sulmuesi shqiptar po arrin t’i jap fitoren Akhisasporit në përballjen ndaj Osmanlispor. Pjesa e parë ka përfunduar në shifrat 1-0, ndërsa goli erdhi në minutën e 42.
Pas një gabimi në zotërimin e topit te mbrojtësit kundërshtar, Cikalleshi është nxjerrë me portën e boshatisur dhe me portierin që doli huq. Gjithsesi lojtari shqiptar i ka dhënë më tepër emocione atij rasti duke kapur shtyllën fillimisht, për t’u futur më pas topi në rrjetë. Ky ishte goli i 7 në kampion me fanellën e Akhisaspor, ndërsa si objektiv i skuadrës është ngjitja në elitën e futbollit turk.