You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Klop nuk përmbahet me fjalorin: Fëmijët janë në gjumë tani, më gjykoni po të doni

VIDEO/ Klop nuk përmbahet me fjalorin: Fëmijët janë në gjumë tani, më gjykoni po të doni

Jurgen Klop nuk është përmbajtur pas ndeshjes mes Liverpulit dhe Barcelonës, duke i shfaqur emocionet e tij menjëherë në intervistë. Ashtu si edhe në ndeshjen me Njukasëllin, kur tekniku gjerman do të shprehej thjeshtë në gjuhën angleze: “Fu.cking unbelievable” për emocionet e asaj fitore, e njëjta gjë u përsërit edhe pas Barcelonës.

Megjithatë me një ndryshim thelbësor, që këtë herë gazetari nuk mund ta ndalonte. “Fëmijët duhet të jenë në gjumë në këtë orë. Më gjykoni po të doni, nuk më intereson”. Padyshim që flasim për trajnerin më të mirë në botë, që jo vetëm arriti të siguronte përmbysjen e madhe ndaj Barcelonës, por fiton një simpati të madhe edhe me mënyrën sesi e përjeton futbollin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top