You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Kapaku në gotë, trajneri i Turqisë e humb fare: Më ka telefonuar edhe Erdogani!

VIDEO/ Kapaku në gotë, trajneri i Turqisë e humb fare: Më ka telefonuar edhe Erdogani!

Trajneri i ri i Turqisë është emëruar tashmë dhe ai do të jetë Senol Gunesh. Bëhet fjalë për njeriun që aktualisht drejton ekipin e Beshiktashit, ndërsa kohët e fundit është përballur me shumë kritika.

Në një kohë që Gunesh i duhet të merret me dy skuadra të ndryshme, sigurisht që tifozët e Beshiktashit nuk mund ta prisnin në mënyrën më të mirë, vendimin për t’iu bashkuar Kombëtares. Në Turqi ekziston një rregull disi i çuditshëm, që e lejon Guneshin të drejtojë ndaj Shqipërisë dhe takimin tjetër, e më pas të rikthehet sërish te Beshiktashi në ndeshjen e rradhës.

Por sigurisht që niveli i stresit i kalon kufijtë, aqsa edhe vetë trajneri e ka humbur në konferencë. Video që është shpërndarë gjerësisht në Turqi, është ajo kur Gunesh ka kërkuar që kapakun e bidonit, ta vendoste në gotë duke u ngatërruar disi.

Gjithsesi kjo mbetet e kuptueshme, duke marrë parasysh përgjegjësinë e madhe që ky njeri ka aktualisht mbi shpatulla, duke përmendur edhe telefonatën e Erdoganit gjatë këtyre ditëve.

“Erdogan më ka marrë në telefon dhe më tha se kam një vizion të mirë rreth futbollit. Unë jam një person që kam ëndërra dhe jetoj me ambicien për të fituar gjithmonë. Përpara se të merrja ekipin kombëtar Beshiktashi më ofroi një kontratë të re. Por tashmë janë disa që kërkojnë largimin tim, të paktën unë kështu ndihem, duke parë se çfarë është shkruar në media dhe rrjetet sociale. Tani nuk dua të flas më për Kombëtaren, pasi jemi këtu për ekipin. Mund të them vetëm se çdo lojtar turk mund ta veshë fanellën e ekipit tonë kombëtar”, ka thënë Gunesh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top