You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ “Ka bombë te makina e Mesit dhe Suarezit”, paniku i madh në aeroportin e Barcelonës

VIDEO/ “Ka bombë te makina e Mesit dhe Suarezit”, paniku i madh në aeroportin e Barcelonës

Në mëngjesin e sotëm është ngritur një alarm i madh në aeroportin e Barcelonës, El Prat. Një telefonatë e paidentifikuar ka raportuar se në makinat e Lionel Mesit dhe Luis Suarez është vendosur bombë.

Këto makina janë të parkuara pikërisht në aeroport, duke pritur kthimin e lojtarëve nga Ibiza, atje ku janë duke pushuar së bashku me familjet e tyre. Policia ka mbërritur menjëherë për të parë gjithçka nga afër, të pajisur me qen të stërvitur për këto situata. Fatmirësisht rezultoi që të ishte një alarm jo i vërtetë, gjithsesi disa incidente të vogla e kanë ndjekur Mesin edhe në këto pushime që po zhvillon në Ibiza. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top