
Goli më i bukur për ditën e sotme sa i përket legjionarëve shqiptarë, erdhi padyshim nga Ledian Memushaj. Një tjetër predhë e mesfushorit vlonjat që përfundoi në rrjetë, duke marrë gjithë duartrokitjet te Peskara.
Por edhe Suad Sahiti ka dhuruar spektakël, në takimin mes Sofias dhe Lokomotivës së Plovdivit, që u zhvillua në Bullgari. Rezultati përfundoi në shifrat 1-0, me firmën e vetme te Sahitit. Një gjuajtje e bukur nga distanca, që i shtangu lojtarët kundërshtarë. Ish-lojtari i Hajvalisë duket se po kap një formë të mirë në kampionatin bullgar. /Shqiperia.ch/