
Florent Muslija ishte protagonist ditën e sotme tek skuadra e tij Hanover 96. Ai arriti të shënonte golin e parë të sfidës nga një goditje dënimit, e cila i ka ngazëllyer të gjithë të pranishmit në stadium.
Ai arriti të realizonte nga një goditje dënimi në një distancë të konsiderueshme duke dërguar shifrat në 0-1. Muslija është vetëm 20 vjeç dhe në Gjermani e konsiderojnë si një lojtarë me një të ardhme tepër të madhe. Para pak ditësh ai realizoi sërisht nga një goditje dënimit në sfidën e Gjermani U-20 kundër Zvicrës U-20. Për mediat gjermane ai u shpreh se gjuajtjet në portë nga jashtë zone është ndoshta arma më e fortë që e karakterizon si lojtarë.
“E shoh veten si një lojtarë të mirë I gjuajtjeve standarte. Kjo gjë është arma ime më e fortë”, u shpreh Muslija para pak ditësh. Këtë gjë e ka vërtetuar sërish ditën e sotme pasi shënoi një gol thuajse të njëjtë si në sfidën me Zvicrën.
Kujtojmë që Florent Muslija është pjesë e Kombëtares Gjermane U-20, ku aty cilësohet si motorri i mesfushës së tyre. Ndërkohë që mediat gjermane para ndeshjes shpreheshin për besimin e madh, që tifozët e skuadrës gjermane kishin Florentit, duke e kërkuar me këmbngulje në formacionin e titullarit. Hanover96, arriti të barazonte ditën e sotme kundër skuadrës së Bayern Leverkusen me rezultatin 2-2. /Rexhino-Begolli Shqpieria.ch/