You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Jo më kot Panuçi e thirri te Shqipëria, Durmishaj shtang me golin nga distanca

VIDEO/ Jo më kot Panuçi e thirri te Shqipëria, Durmishaj shtang me golin nga distanca

Panionosi ka humbur ndaj Larisas me rezultatin 4-2 gjatë ditës së sotme, në një transfertë që kishte pak për të diskutuar. Për të ngushtuar disi rezultatin, mendoi Durmishaj në fundin e takimit.

Një predhë e sulmuesit shqiptar, përfundoi në rrjetë në krahun e djathtë, duke ia bërë të pamundur portierit kundërshtar për të reaguar. Ky realizim e tregon më së miri se për çfarë lojtari jemi duke folur

Panuçi i dërgoi ftesë në takimet e fundit dhe e thirri te Shqipëria si një zgjedhje alternative pas dëmtimit të Manajt, megjithatë grekët ia bënë të pamundur Durmishajt ardhjen e tij te Kombëtarja. Sigurisht, nuk ka vend për alarm pasi sulmuesi që ka luajtur edhe për Shpresat tona, e ka zgjedhjen e Kombëtares të sigurt. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top