
Albion Ademi është rikthyer si protagonist me ekipin e Inter Turkut në Finlandë. Skuadra e tij arriti të fitonte me shifrat 0-2 në transfertë ndaj Ronveimit, ndërsa goli që do të hapte takimin ishte me një gjuajtje nga distanca e talentit shqiptar.
Gol ëndrrash që vjen nga një futbollist premtues për të ardhmen. Madje në kohën e Panuçit do të kishte mundësinë edhe për t’iu bashkuar Kombëtares A. Ademi ka përfaqësuar më herët Finlandën, por dëshira e zemrës bëri që të përfaqësonte ngjyrat e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/