You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Januzaj shënon super gol dhe pritet “mallkimi”… duhet të largohet sërish nga fusha

VIDEO/ Januzaj shënon super gol dhe pritet “mallkimi”… duhet të largohet sërish nga fusha

Adnan Januzaj është rikthyer të jetë protagonist mbrëmjen e djeshme, pasi ka arritur të realizojë golin e dytë për skuadrën e tij spanjolle të Real Sociedadit. Mesfushori 23-vjeçar duket se sa herë po i jepet mundësia për të qënë në fushën e lojës, gjithnjë e më shumë përpiqet të tregojë vlerat e tij.

Skuadra e Sociadadit arriti të kualifikohej në fazën pasardhëse të kupës së Spanjës, teksa arriti të mposhte me rezultatin 2-0 ekipin e Celta Vigos. Përsa i përket lojtarit shqiptar që është pjesë e Kombëtares së Belgjikës, Adnan Januzaj, këtë sfidë e ka startuar titullarë, duke mundur që të ishte protagonist në atë kualifikim të skuadrës së tij.

Ndonëse është vetëm 23 vjeç, aktualisht Januzaj po aktivizohet shumë pak te ekipi spanjoll, që këtë sezon ka qënë pjesë në vetëm 7 sfida. Kjo pasi edhe dëmtimet po e pengojnë shumë në karrierën e tij mesfushorin me origjinë shqiptare. Nëse i përmbahemi së shkuarës, tashmë është ai momenti kur Januzaj dëmtohet dhe tërhiqet për 4 muaj…“mallkimi” i çdo shënimi të tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top