
Takimi miqësor i zhvilluar ndërmjet Itali-Shqipëri U-21 e ka tejkaluar imagjinatën, teksa janë shënuar 3 gola në minutat shtesë.
Pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e italianëve, duke qenë në dominimin total të ndeshjes, por pjesa e dytë foli për kuqezinjtë. Gjatë gjithë kohës Shpresat tona do të ishin në kërkim të barazimit, ndërsa futja e Abazajt dhe Ramadanit do të sillte një tjetër energji në fushën e lojës.
Madje ky i fundit do të dërgonte topin në shtyllë, vetëm 5 minuta pasi hyri në fushë në pjesën e dytë. Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte në shifrat 1-0, vjen edhe çmenduria.
Fillimisht Vironi do të barazonte shifrat në minutën e parë të shtesës, duke festuar dhe me shqiponjë. Drama nuk mbaron aty, minutat e fundit ishin të mjaftueshme që vendasit të shënonin edhe dy herë të tjera, për të përfunduar takimin në 3-1. /Shqipëria.ch/
22′ Rast i pastërër,Italinë që rrezikon golin me portën e boshatisur, shpëtojmë edhe këtë herë..
20′ Tjetër rast i mirë për Kutronen përballë Selmanit, portier i vëmendshëm.
19′ Karton i verdhë për Mançinin, shkakton një faull ndaj Bares.
17′ Goditje dënimi në favor të Shqipërisë, por që nuk ka probleme për italianët që mbyllin shpejtë aksionin.
12′ Krosim në zonë për Kutronen i cili fiton duelin me Kumbullën dhe godet, por topi përfundon ngjitur me shtyllën.
10′ Kutrone i vetëm përballë portierit, Selmani e dërgon në këndore .
9′ Mucolli humbet një top në mesfushë dhe më pas shkakton faull duke u ndëshkuar me karton të verdhë.
8′ Shqipëria mundohet të dalë para me anë të Seferit dhe Kumbullës, por nuk gjejnë hapësira në zonën e axurëve.
6′ Ademi shkakton goditje dënimi në favor të Italisë. Lokateli provon direkt portën, por ndal Selmani
1′ Nis takimi.
Itali (4-3-3): Audero; De Paoli, Mançini, Luperto, Di Marko; Lokateli, Mandragora, Pezina; Vido, Kutrone, Orsolini.
Trajner. Luixhi Di Baxhio
Shqipëri(4-4-2): Selmani; Tafa, Kumbulla, Hakaj, Kryeziu; Selahi, Mucolli; Ademi, Bare; Seferi, Vrioni.
Trajner. Alban Bushi