Një nga sportet më të veçanta dhe më të rrezikshme në botë, është natyrisht edhe Formula 1. Këtë fundjavë u zhvillua gara e gjashtë e këtij botërori, në një nga pistat më të vështira dhe më të bukura njëkohësisht, në principatën e Monakos. Natyrisht kjo është gara ku ka më shumë incidente dhe nuk janë të pakët pilotët të cilët nuk arrijnë të përfundojë garën deri në fund.
Natyrisht edhe ditën e sotme nuk kishte si të mos kishte incidente, teksa një mrekulli ka mbajtur gjallë punëtorët e pistës. Gjatë kohës që Ferrari i Carles Leckler kishte dëmtime, la shumë papastërti në pistë, gjë kjo që detyroi puntorët e garës, të ndërhynin për ta pastruar asfaltin ku kishte papastërti.
Gjatë kësaj kohe, makinat vazhdonin të garionin, por nën regjimin e makinës së sigurisë, atëherë ndodhi diçka e papritur. Piloti Sexho Perez ishte shumë afër përplasjes me një nga punëtorët, ku ky i fundit menjëherë sa e pa pilotin, u spostua me një lëvizje të instiktit, për të shmangur një ngjarje që mund të ishte tragjike për të./Shqiperia.ch/
After this incident, I’m just very happy with the outcome of my day. That we all can go back home safe and sound with our families. For the safety of the marshals I hope it never happens again! 🙏 #MonacoGP #Checo11 pic.twitter.com/PP8Me3Frlz
— Sergio Pérez (@SChecoPerez) May 26, 2019