Florian Kamberi ka arritur të shënojë edhe ndaj Rangersit, në atë barazim me rezultatin 1-1 të Hibernianit. Pas këtij rezultati, shpresat e ekipit të Gerrardit dhe Grezdës janë shumë të vogla për të fituar titullin kampion, pasi Sëlltiku është shkëputur ndjeshëm.
Nga ana tjetër, futbollisti i Hibernian, Kamberi ka treguar edhe njëherë vlerat e mëdha që zotëron. Ndoshta flasim për sulmuesin shqiptar më të kompletuar në Europë, pasi përveç nuhatjes së madhe që ka për golin, ka edhe trurin e gjeniut në krijimin e aksioneve.
Vendimi i tij për Kombëtaren nuk ka ardhur ende në mënyrë përfundimtare, megjithëse mbetet i tërhequr me dëshirën e madhe për të luajtur me Zvicrën. /Shqiperia.ch/