Arbër Zeneli mbetet padyshim një nga futbollistët shqiptarë më në formë të momentit. Nëse Herenveni kërkon për të shënuar, atëherë i gjithë vështrimi do të drejtohet tek futbollisti shqiptar.
Me portën marrdhëniet e tij nuk janë edhe aq mbreslënëse, sa me pasin e fundit. Zeneli ka arritur të jap shumë pasime vendimtare për shokët e tij të skuadrës, gjatë këtij sezoni dhe atij të shkuar. Në ditën e djeshme Herenveni ka fituar me rezultatin 3-1 në Kupë ndaj Groene Ster.
Por ajo që vlen për t’u theksuar, është fakti se Zeneli i është paraqitur kundërshtarit si Lionel Mesi. Nëse shikoni driblimet që bën ky lojtar në krahë dhe golin e realizuar, atëherë lehtësisht mund ta ngatërroni me yllin e Argjentinës. Gjithsesi, ai është futbollisti shqiptar më i mirë në Holandë, e që nuk mund t’i gjesh lehtësisht një zëvendësues. /Shqiperia.ch/