Milot Rashica është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në Bundesligë. Futbollisti shqiptar ka arritur të shënojë edhe ndaj Mainzit.
Vetëm tre minuta nga fillimi i lojës, kaq i janë dashur këtij sulmuesi për të dërguar topin në rrjetë. I vetëm përballë portierit, Rashica nuk mund të mos e dërgonte topin në rrjetë. Një lojtar me aftësi fantastike, që po i rrit vlerat vetvetes, ndërsa nuk do të ishte surprizues kalimi i tij në një ekip të madh në Europë gjatë merkatos verore. Ndërkohë jemi ende në pjesën e parë të ndeshjes dhe ka shumë për të luajtur nga fundi i 90 minutave. /Shqiperia.ch/