
Altin Merlaku quhet dhe nuk është një emër shumë i dëgjuar për tifozët në trevat shqiptare. E megjithatë, flasim për një futbollist me aftësi të mëdha, të cilat i tregon sapo i jepet mundësia.
Mesfushori që luan me Dukagjinin, ka marrë vëmendjen kryesore në Kosovë. Në takimin e luajtur ndaj Feronikelit, ekipit që është duke luftuar për titullin kampion në trevën shqiptare, Merlaku i ka marrë mendjen të gjithë kundërshtarëve të tij.
Më shumë se 4-5 futbollistë që nuk arrijnë ta ndalojnë, e lojtari 27-vjeçar që shihet si një “furtunë” e cila nuk mund të ndalohet, por vetëm të pritet se kur gjithçka do të përfundojë. /Shqiperia.ch/