
Berat Gjimshiti ka realizuar golin e dytë në Serinë A, teksa sapo i ka shënuar ekipit të Lacios në atë fitore të Atalantës në shifrat 1-3. Ashtu si edhe në realizimin ndaj Interit, mbrojtësi shqiptar e ka dërguar topin në rrjetë pas një goditje fantastike me kokë.
Por këtë herë nuk ka mposhtur Handanoviç, por shokun e tij, Thomas Strakoshën. Pas këtij goli Atalanta është më e qetë në ndeshjen e sezonit, ndërsa ndodhet vetëm një hap larg kalimit në “Champions League”. Transformimi i trajnerit Gasperini te lojtari kuqezi është i jashtëzakonshëm, aqsa po e kthen edhe në njeriun gol. /Shqiperia.ch/
Atalanta makes it 3-1 off a set piece header from Berat Djimsiti!! Huge points if Atalanta can hold on!! #tlnsoccer #LazioAtalanta #SerieA pic.twitter.com/9njo4Mjtv1
— TLNTV (@TLNTV) May 5, 2019