Në mbrëmjen e djeshme “Shqiperia.ch” ka pasqyruar rastin që është komentuar gjërësisht në Zvicër, teksa Taulant Xhaka ka marrë shiritin e kapitenit te Bazeli, por duke ia ka hedhur paq kartonit të kuq.
Gjatë një momenti të kundërsulmit, Demhasaj ishte duke shkuar i vetëm drejt portës kundërshtare. E teksa ndodheshin në mesfushë, Taulant Xhaka e ka kapur nga fanella afrimin e ri të Kosovës, duke i mohuar shënimin e golit si futbollisti i fundit.
Kundërshtarët nuk i kanë besuar syve, stadiumi oshëtin, ndërsa arbitrit i duhet të merret edhe me stafin drejtues të Luzernit, që e kërkonte me ngulm kartonin e kuq për Xhakën. Gjithsesi, Taulanti në atë situatë ia ka hedhur paq vetëm me një karton të verdhë. Në fund Luzerni ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj gjigandëve zviceranë, e diçka më tepër do të merrnin, nëse ngjyra e kartonit do të ishte e kuqe për mesfushorin shqiptar. /Shqiperia.ch/