Jasir Asani më në fund ka debutuar në kampionat me fanellën e AIK-ut. Sulmuesit shqiptar i përfundonte afati i huazimit nga Partizani dhe kishte paqartësi për sa i përket qendrimit te skuadra suedeze. Por në fund AIK ka vendosur të zgjasë huazimin dhe Asani i ka treguar sot në fushë se kanë bërë zgjedhjen e duhur. Futbollisti shqiptar ka gjetur golin që në ndeshjen hapëse me ekipin suedez.
E çfarë goli për më tepër. Me një goditje nga jashtë zone në minutën e 3-të të shtesës, Asani e dërgon topin me të majtën e tij në trekëndëshin e portës kundërshtare. Një perlë e ardhur prej këmbëve të tij, që vulosi edhe shifrat përfundimtare 0-2 kundër Orebro./qSport Ekspres/