
Juventusi ka humbur me rezultatin 2-3 ndaj Totenhemit, në turneun “International Championship Cup”. Anglezët do të dominonin pjesën e parë duke gjetur dhe rrugën e rrjetën, ndërsa 45 minutat e dyta do të ishin një histori tjetër.
Higuaini arriti të rikthente baraspeshën, duke treguar dhe njëherë se di të rikthehet në nivele të larta me Sarin. Nuk do të vononte edhe realizimi i Ronaldos, për të mbërritur te debutimi i De Ligt. Sapo mbrojtësi bardhezi hyri në fushë, vetëm dy minuta më vonë do të vinte edhe realizimi i Lukas Moura.
Padyshim që De Ligt ende nuk e ka harruar njeriun që e largoi në sekondën e fundit nga finalja e “Championsh League”. Ndërsa kryevepra e vërtet do të ishte ajo e Harry Kane në sekondën e fundit të lojës me një realizim nga gjysmëfusha duke parë daljen e tepruar të Sheznit. /Shqiperia.ch/
2-3 スパーズ勝ち越し
ケイン pic.twitter.com/NXEA8WTdCT— カイエン青山 (@CayenneAoyama_) July 21, 2019