Herolind Shala i ka magjepsur të gjithë te Valeranga, që në ndeshjen ndaj Tromsos. Në takimin e përfunduar me rezultatin 4-1, mesfushori shqiptar do të shënonte dy gola dhe do të jepte një asist. Gjithçka e bëri në mënyre perfekte ky lojtar, madje duke dhuruar edhe spektakël në fushën e lojës.
Në minutën e 75, realizimi i lojtarit shqiptar ishte i një tjetër kalibri. Në stilin e Lionel Mesit, pas disa kombinimeve të bukura, topi ka përfunduar në rrjetë si të ishte realizuar nga vetë ylli argjentinas. Më pas kishte vend edhe për një festim të veçantë, që e kemi parë rrallëherë në futboll. /Shqiperia.ch/