Një duel që nuk duhet të humbet për asnjë arsye të vetme është ai i datës 8 shtator, atje ku boksieri shqiptar, Gjetan Keta do të duelojë ndaj kundërshtarit boshnjak, Sladan Janjanin.
Në lojë është titulli kampion i federatës WBU, prandaj një duel i tillë është i një rëndësie të madhe. Luftëtari nga Bulqiza është stërvitur me intesitet të lartë, për të marrë objektivin e tij të vetëm nga ky takim, fitoren.
Nëpërmjet një postimi të hedhur në “Instagram”, promos së këtij dueli, Gjeta Keta e tremb kundërshtarin duke u prezantuar si Skënderbeu, teksa jemi edhe në vitin e heroit tonë kombëtar. Luftëtari shqiptar ka 22 fitore në 26 ndeshje, mes të cilave 18 i ka mbyllur pa filluar ende mirë. /Shqipëria.ch/