Aktualisht Mërgim Mavraj po kalon momentin më të errët dhe vështirë të karrierës, ndoshta që prej fillimeve të tij. Më afër se kurrë ligës së tretë të Gjermanisë, Ingolshtadi i mbrojtësit shqiptar ka prekur vendin e fundit të renditjes.
Në ditën e sotme është marrë një humbje në shtëpi ndaj Sandhausen me rezultatin 1-2. Përgjegjësi ndien në golat e pësuar edhe Mavraj, ndërsa në golin e parë nuk ka arritur të markoj në mënyrën e duhur autorin e golit.
Tashmë Ingolshtadi ndodhet në vendin e fundit me 19 pikë, me 7 pikë larg zonës së shpëtimit. Praktikisht mund të quhet e mbyllur çështja e mbijetesës për këtë skuadër, duke parë formën e saj dhe 5 ndeshjet e fundit që kanë mbetur. Në kushte të tilla, e vetmja mënyrë që Mavraj t’i shpëtojë ligës së tretë gjermane është që të largohet në merkaton verore. /Shqiperia.ch/