
Futbollistët muslimanë të Ajaksit nuk e braktisën agjërimin e tyre, pavarësisht momentit delikat në të cilin gjendeshin para Totenhemit. Fizioterapistët dhe klubi i dolën kundër Mazraoui, Ziyech dhe Labyad, duke ia bërë të qartë që të shtynin agjërimin e tyre, pasi do të ndikonte në nivelin e lojës.
Megjithatë asnjë prej lojtarëve nuk e bëri një gjë të tillë, madje me dy futbollistët e parë të cilët luajtën edhe si titullarë. Zgjidhja u gjend për Mazraoui dhe Ziyech, të cilët në minutën e 24 të takimit hëngrën Iftarin gjatë përballjes me Totenhem, duke mos shfaqur asnjë dobësi në aspektin fizik. Sepse kjo është forca e besimit, ndërsa më e bukura qëndron në faktin se Ziyech do të shënonte disa minuta më vonë. /Shqiperia.ch/
Ajax’s defender Noussair Mazraoui was seen breaking his fast on the pitch at Iftar time during their Champions League semi final match against Tottenham. pic.twitter.com/gzIDvnbvaD
— Jäʙɪr الصبر (@jabirAFC) May 8, 2019