
Bajerni ka arritur të fitojë një ndeshje shumë të vështirë në ditën e sotme, atë ndaj Ajaksit me rezultatin 1-2. Flasim për ekipet e të rinjëve, e më saktësisht për “Youth League” që përbën nivelin më të lartë të futbollit europian, sa i përket këtyre grupmoshave.
Goli i parë i takimit ka ardhur pikërisht nga futbollisti me origjinë shqiptare, Meritan Shabani. Ky i fundit ka shënuar golin e parë, pas një kundërsulmi vrastar. Fillimisht ai do të fitonte një top në mesfushë, e pas pasimit të bukur të marrë nga shoku i skuadrës, i vetëm përballë portierit nuk ka gabuar për të dërguar topin në rrjetë.
Por pavarësisht këtyre tre pikëve të marra, Bajerni nuk shkon më tej. Disi e pazakontë, pasi në grupin e Bajernit të Shabanit, janë tre skuadra që kanë grumbulluar nga 11 pikë dhe mes tyre janë bavarezët e vegjël që dalin nga gara. /Shqiperia.ch/