Arbër Zeneli ka realizuar një tjetër gol në “Ligue 1” me skuadrën e Reimsit. Futbollisti shqiptar nuk ka gabuar nga pika e penalltisë, duke i ngushtuar shifrat në 3-2. Nuk do të kishte ndryshime sa i përket rezultatit, ku gjithçka do të mbyllej me fitoren e Caen. Faktikisht kjo ishte edhe skuadra që i kërkonte më shumë tre pikët, pasi po lufton për mbijetesë, ndërsa Reimsi është në mesin e tabelës dhe pa asnjë objektiv.
Ekzekutimi i Zenelit nga pika e bardhë ishte perfekt, duke e hedhur portierin nga një krahë, e topi që shkonte në drejtimin tjetër. Padyshim një vlerë e jashtëzakonshme për Kosovën dhe Shaland, që zotërojnë një lojtar të tillë në organikën e tyre. /Shqiperia.ch/