Ashtu siç edhe pritej, eksperienca e Shaqirit në ndeshjen mes Liverpulit dhe Crevena Zvezdës nuk do të ishte edhe aq normale për të. Kjo pasi luhej kundër një ekipi serb dhe tifozët e tyre, gjithmonë janë të gradës së fundit.
Ndeshja luhej në “Anfild Road”, por gjithsesi provokimet kundër futbollistit shqiptar kanë qenë të shumta. Për ta nisur nga gazetarët, e për ta përfunduar te tifozët, “sëmundja” e serbëve është në genin e tyre mesa duket.
Kështu, nuk ishte vetëm provokimi i gazetarit të “Kurir” ndaj Shaqirit, duke e ftuar që të jepte një intervistë për median e “vendit të tij”, sipas gazetarit në fjalë për të nervozuar lojtarin, por edhe ai i tifozëve. Sipas një video të publikuar së fundmi, disa tifozë serbë në momentin që Shaqiri afrohej pranë tyre, e shanin atë në gjuhën shqipe. Reagimi i mesfushorit shqiptar, ishte i një profesionisti të vërtet, duke mos rënë pre e nivelit të tifozëve. /Shqiperia.ch/
— Drustvene mreze (@drustvenidrug) October 26, 2018