Milot Rashica është krenaria e Kosovës dhe gjithë trevave shqiptare në Gjermani. Falë performancave fantastike të këtij lojtari, mediat gjermane janë duke e kthyer në qendër të vëmendjes edhe vendin tonë, që kohët e fundit është duke e furnizuar Europën me lojtar të kalibrit të lartë.
Nëpërmjet një video të postuar nga vetë klubi i Werderit, dhjetëra nxënës shqiptarë që jetojnë në Gjermani kanë vizituar më nga afër Rashicën. Kjo ishte surpriza e përgatitur nga vetë klubi i njohur, që gjithë këto momente të bukura për lojtarin, i ka titulluar: “Milot Rashica, KRENARIA e Kosovës”. /Shqiperia.ch/