Elseid Hysaj është kthyer sërish si protagonist në Itali, megjithëse ka luajtur vetëm 6 minuta në përballjen ndaj Fiorentinës. Dramë, spektakël, gola dhe shumë polemika kishte kjo ndeshje, e cila u fitua nga Napoli me rezultatin 3-4.
Në minutën e 84 u aktivizua edhe Elseid Hysaj, mbrojtësi shkodran që nuk mund të qëndronte në qetësi. Pas një kontakti të dukshëm brenda zonës me Frenk Riberi, e gjithë Fiorentina ka kërkuar akordimin e penalltisë.
Gjyqtari i takimit ka lejuar vazhdimin e lojës, ndërsa drejtuesit e skuadrës vendase kanë vendosur duart në kokë për këtë episod. Gjithashtu edhe trajneri Montela ka vërshuar në protesta, duke u ndëshkuar me karton të verdhë. /Shqiperia.ch/
93esimo. #Hysaj trattiene #Robben che cade ‘in area’?
Rigore? Punizione dal limite? Oppure tutto regolare?
Partita davvero pazzesca
Dopo il rigore a #Mertens tutto è lecito 😂😂🔥🔥🔥#FiorentinaNapoli | #Napoli | #SerieA | #Fiorentina | #Var pic.twitter.com/SF0cr6xCCs— Lorenzo Romandini (@Lor_Romandini) August 24, 2019