Fenerbaçe po luan miqësoren ndaj Bursasporit, që për momentin ndodhet në shifrat 2-0. Deri tani autori i dopietës është Vedat Muriqi, që arriti të tundi rrjetën që në debutim.
Fanella e re duket se po i qëndron përshtat, megjithëse këto realizime ishin të thjeshta për sulmuesin e Kosovës, duke njohur repertorin e tij. Transferimi me skuadrën e njohur turke erdhi pas super sezonit që Muriqi zhvilloi te Rizespori, duke arritur të shënonte thuajse në çdo ndeshje të rëndësishme. /Shqiperia.ch/