
Juventusi është duke luajtur në transfertë ndaj Atalantës, në takimin e vlefshëm për kampionatin italian. Dy shqiptarë janë titullarë në këtë takim, me Gjimshitin që ka siguruar një vend titullari dhe Berishën që mbron portën e ekipit nga Bergamo.
Një nisje e keqe ishte kjo e shqiptarëve, teksa Gjimshiti ka shënuar në portën e Berishës. Pas një krosimi nga krahu i majtë i sulmit të Juventusit, një devijim fatal i mbrojtësit shqiptar, ka bërë që topi të përfundojë në rrjetë.
I nervozuar me vetveten, Gjimshiti ka shfryrë duke mos i besuar syve për atë që ndodhi, por duhet të vazhdojë takimin me Juventusin që sapo ka filluar. Megjithëse jemi në periudhë festash, futbollisti i Kombëtares ka gjetur personin e gabuar për t’i bërë dhuratë. /Shqiperia.ch/
L’ouverture du score pour la Juve #AtalantaJuve pic.twitter.com/DaL5dW5Jyz
— Juventus Fr (@Juventus_Fr) December 26, 2018