You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Dëmtimet dhe dëshira e pazakontë, Grezda të lutet për të mos luajtur në “Old Firm”

VIDEO/ Dëmtimet dhe dëshira e pazakontë, Grezda të lutet për të mos luajtur në “Old Firm”

Një takim për t’u mos humbur për asnjë arsye të vetme në ditën e nesërme, është derbi që vjen nga Skocia. Rangersi ku aktivizohet edhe Eros Grezda, do të luajë përballë Celtic, rivalit të përjetshëm.

E quajtur ndryshe edhe si “Old Firm”, nuk ka asnjë rast që në një përballje të tillë, nervat të përmbahen dhe situata të mos degradojë. Duke parë dëmtimet e shpeshta të futbollistit shqiptar, mungesa në derbin e nesërm, duhet të jetë një lutje e vetë Grezdës.

Duke parë edhe formën e tij së fundmi, Erosi nuk pritet të jetë në fushë, pasi është larg momentit të tij më të mirë. Trajneri Gerrard ka pak mundësi që ta vendosë në formacion, ndërsa duke parë ngarkesën dhe presionin e ndeshjes, këto 90 minuta vendosin edhe fatin e një lojtari. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top