Pavarësisht masave të forta të marra nga ana e qeverisë shqiptare për të mbyllur njerëzit në shtëpi duke parë pandeminë që po shkakton viktima në gjithë botën, ka ende persona që e sfidojnë. Por duke harruar këtu që izolimi i përkohshëm është e vetmja mënyrë për ta kaluar sa më shpejtë këtë situatë të vështirë që po përjetojmë.
FSHF ka ndërrmarë një mesazh sensibilizues me lojtarët e Kombëtares. Disa prej tyre si Armando Sadiku që gjendej duke luajtur me “Uno”, por edhe Mërgim Mavraj, Keidi Bare, Hysen Memolla e Kristi Qose, që kanë dhënë mesazhet e tyre nga shtëpia për t’i këshilluar të gjihë qytetarët shqiptarë që të qendrojnë të izoluar dhe se do ia dalim edhe në këtë betejë.