You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ David Domgjoni gjen golin e parë në Turqi, mbrojtësi shqiptar në super formë

VIDEO/ David Domgjoni gjen golin e parë në Turqi, mbrojtësi shqiptar në super formë

David Domgjoni ka lënë gjurmë në ndeshjen e sotme që skuadra e tij, Menemespor, barazoi 2-2 kundër Bursasporit. Takimi është hapur pikërisht me golin e mbrojtësit shqiptar në minutën e 15, ku i dha edhe avantazhin të tijve. Megjithatë epërsia nuk do të zgjaste gjatë, pasi 9 minuta më vonë Seleznov vendos baraspeshën nga pika e bardhë e penallitsë, për të përmbysur gjithçka më pas pak para përfundimit të pjesës së parë po sërish i njëjti lojtar nga 11 metërshi, duke fituar për të dytën herë duelin me Selmanin.

Ndërkohë i dyti për Menemesporin vjen në minutën e 47, ndërsa humbain mundësinë për të rrëmbyer 3 pikët pas penalltisë së humbur nga Kaya. Në fund kanë dalë me vetëm 1 pikë nga stadiumi dhe për këtë meritë ka edhe Domgjoni. Ky i fundit u transferua nga Laçi në janar drejt klubit që është “dashuruar” me Superioren dhe po gjurmon të tjerë talente nga elita e Shqipërisë. Ky ka qenë goli i parë në kampionat për mbrojtësin shqiptar, që duket se po përjeton një formë të mirë në Turqi./Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top