Armando Sadiku ka shënuar golin më të bukur të karrierës së tij ndaj Bazelit, në takimin që Lugano është ende duke e zhvilluar në transfertë në Zvicër.
Rezultati është në shifrat 0-1, ndërsa goli i vetëm është shënuar nga Armado Sadiku. I aktivizuar në pjesën e dytë, sulmuesi elbasanas ka dhuruar një predhë fantastike nga 30 metra, që ka përfunduar në rrjetën e Bazelit. Padyshim që të gjithë tifozët në stadium janë pa fjalë për atë realizim, që meriton duartrokitjet e të pranishmëve. Ndërkohë stafi i Luganos është futur në fushë për të përgëzuar sulmuesin e Shqipërisë. /Shqiperia.ch/