
Dortmundi i thotë përfundimisht lamtumirë endërrës për të fituar Bundesligën. Ato pak shanse që kishte kjo skuadër, janë shuar nga Werderi i Rashicës.
Miqtë u gjendën në avantazh të dy golave, por Werderi e barazoi rezultatin në 2-2, duke i dhënë një dorë Bajernit në titullin kampion. Goli që do të hapte lojën erdhi falë pasimit të Rashicës, që u ndoq edhe nga gabimi qesharak i portierit të Dortmundit. /Shqiperia.ch/