Lacio ka luajtur ndaj Dortmundit në një miqësore të zhvilluar në përgatitjet përpara të nisjes së kampionateve elitare në Europë.
Rezultati ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të ekipit gjerman, por ajo që nuk mund të lihej pa u anashkaluar në këtë përballje, ishte paraqitja e Thomas Strakoshës. Gardiani shqiptar është paraqitur në formën më të mirë, duke treguar edhe pikën e tij më të fortë në prag të ndeshjeve të Kombëtares, ajo pikë që i mungon edhe Etrit Berishës.
Loja me këmbë, Strakosha këtë cilësi e zotëron këtë cilësi më së miri. Gjatë pjesës së parë të takimit, portieri shqiptar ka arritur të lërë mbrapa një prej futbollistëve të Dortmundit që po i bënte presion për marrjen e topit. Gjithashtu edhe në disa pritje të tjera, Strakosha ka treguar se lojën me këmbë e ka një nga pika e tij më të fortë.
Kjo pritet të jetë një avantazh i madh për të edhe në garën me Berishën, teksa ky i fundit e ka treguar në jo pak raste pasigurinë e tij në këtë drejtim. /Shqipëria.ch/