
Pak para nisjes në Dublin, trajneri i Kosovës, Shaland u shpreh se dëshironte një përballje me Shqipërinë dhe Zvicrën në kualifikueset e Europianit.
Megjithatë ky nuk është mendimi që qëndron në ambientin sportiv në Kosovë, duke marrë parasysh pjesën e saj dërrmuese. Sipas asaj që raporton “Korneri”, dëshira e vetme e dardanëve është që të mos kenë në grup kuqezinjtë apo helvetët.
Kjo duke marrë parasysh dëshirën e sportdashësve dhe krerët e FFK-së, që duan t’i përjashtojnë këto dy Kombëtare nga një përballje e mundshme. Flasim për dëshira sigurisht, pasi gjithçka tjetër varet nga fati dhe askush nuk ka në dorë asgjë për të vendosur. Tashmë na duhet ta presim vetëm dhe pak orë, pasi në 12:00 të mesditës së sotme, do të zbardhen edhe grupet e kualifikueseve të Europianit 2020. /Shqiperia.ch/