You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Vetëm një muaj në elitën e Ukrainës, portierin shqiptar e shpallet si më të mirin

Vetëm një muaj në elitën e Ukrainës, portierin shqiptar e shpallet si më të mirin

Vetëm një muaj në elitën e Ukrainës, kaq i është mjaftuar portierit shqiptar, Betim Halimi. Ky i fundit është shpallur si më i miri në muajin mars, sa i përket klubit të Olimpik Donestkut. Futbollisti 23-vjeçar ka qënë më parë pjesë e Vllaznisë së Pozheranit dhe Dritës së Gjilanit.

Një hap i madh për karrierën e tij, pasi u transferua te skuadra ukrainase. Menjëherë drejtuesit e skuadrës i besuan një vend në skuadër, atje ku Halimi e ka shpërblyer në mënyrën më të mirë besimin. Në tre takimet e zhvilluara, mes tyre edhe ndaj Dinamos së Kievit, shqiptari i Kosovës ka qënë nga më të mirët në fushë. Në bazë të votave të tifozëve, sipas asaj që raporton “Olimpik.com”, Halimi është lojtari më i dalluar i muajit mars. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top