You are here
Home > Futboll Bota > Vetëm 60 sekonda në fushë dhe tundi rrjetën, Broja shënon me Chelsean edhe pa u lodhur

Vetëm 60 sekonda në fushë dhe tundi rrjetën, Broja shënon me Chelsean edhe pa u lodhur

Chelsea U-23 është duke vazhduar përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa në ditën e djeshme ka bërë një fitore spektakolare ndaj Newport duke ia dalë në shifrat 6-1.

Mes golashënuesve të shumtë të londinezve ishte edhe Armando Broja. Sulmuesi i Shqipërisë hyri në fushën e lojës në minutën e 76, duke lënë menjëherë gjurmë. Nuk duheshin shumë minuta, madje vetëm 60 sekonda që Broja të tundte rrjetën.

Këtë herë ishte goli që e gjeti sulmuesin shqiptar, teksa pas goditjes së shtyllës nga ana e shokut të skuadrës, Billy Gilmour, Broja nuk e kishte të vështirë që të realizonte me portën e boshatisur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top