
Barcelona ka fituar takimin miqësor të zhvilluar gjatë Napolit në mesnatë, duke fituar me rezultatin 2-1. Në përballjen e luajtur në Amerikë, atje ku po mbyllen edhe përgatitjet e fundit nga këto skuadra, stadium ka qënë i stërmbushur.
Hysaj i është bashkuar Napolit, pavarësisht se u përfol se emri i tij nuk gjendej në listë për t’u përgatitur në këtë turne. Madje mbrojtësi shkodran ishte protagonist në minutën e 82 të takimit.
Megjithëse u aktivizua vetëm në minutën e 76, dashamirësia e kryesorit të ndeshjes e mbajti ende në lojë. Në një kundërsulm të shpejt të Dembele, Hysaj si lojtari i fundit e kishte të pamundur që të konkurronte me shpejtësi lojtarin katalanas, duke zgjedhur që t’i bëj një faull taktik. Futbollistët spanjoll kanë kërkuar ndëshkimin me kartonin e kuq dhe shpjegime nga gjyqtari, që e kaloi vetëm me një të verdhë këtë situatë. /Shqiperia.ch/